Jetoj



Unë dhe shoqia duke ikur tek Nata e matures.

- Jetoj vetem per nje cast, jetoj njëhere te jemi bashkë. Bota le te bere sehirë le te flasin keq e mire, zemra ime pa ty ështe veshtirë- Remzie Osmani - Jetoj

Mirë dita o njerz te bukur që e lexojne kyt faqë Interneti që nuk ështe e mbajtur mire nga ana ime. Me falni shumë, por nuk kam pas vullnet me perkthye gjith gjërat që kan ndodhur ne shqip. Por tani do shkruaj ca rrjeshta me gjërat më te rëndesishme që kan ndodhur ne jeten time që ajo ditë që nuk kam shkruar ketu.

1) Me ka ardhur patent e makines dhe kisha dal shume keq ne foto.
2) I kam ndihmuar një Arab me mesimet në suedisht në tren ( Jo nuk e njifja arabin)
3) Kam dalur në disco me shoqë dhe kermi kercye gjith naten.
4) Isha ne Stockholm me shoqë per 3 ditë dhe kam harxhuar shume para ne kepuc, rroba cante e tj..
5) Kam kry dy provime me suksess.

Keto ishin gjërat më te rëndesishme që kan ndodhur ne jeten time. Shpresoj që te gjith ju që lexoni kyt faqe Interneti e kaloni një dite shume te bukur. Ju dua cum.


Google Apps

E din cka zemra ime, me duket që une di dicka që ti nuk din per kompjuter. Ne fakt sot kemi mesuar që google paske nje program që quhet Google Apps dhe aty mundesh me gruash si ne word office dhe powepoint ( kur don me presantuar një punim në shkollë) dhe mundesh me bë llogaritë ne at program. Tani ndoshta mundësh me e perdorur kur bën llogaritë të lokalit. Ështe pa pare dhe shume i thjeshtë. Vec te duhë nje konto tek google dhe mundesh me pas nje kalender online dhe me folur me mua direkt si ne msn ( nese don) dhe shume gjëra tjera:) Cfare reklami që po ju bëj dhe une. Hehhe.

Sot isha ne shkolle dhe jam lodhur shume dhe sot. Jam cua heret, ne oren 6:30. BoBo gati me janë mbyllur sytë por nuk mundem me fjetur se ater sdo me merr gjumi në mbrëmje. Neser prap skolle shume heret. Dhe te ejten do iku ne Stockholm. Yes Yes Yes. No No No, që ti nuk mundesh me ardhur me mua:(. Por do te thirri ne telefon dhe sms si gjithmonë. Dite te mbare te gjith dhe ti zemra ime!

Mjesi...

Mirëmengjesi cuna dhe goca. Si keni fjetur? Shpresoj se mire. Sot perseri pushim, dhe kam fjetur deri vonë. Ska ma mire se kur je pushim dhe mundesh me fjetur deri vonë. Por tani që jam cua, duhet me mesuar. Tani vertet ma ka merzit shkolla. Kam edhe 3 kurse, me kyt që do kem provim te premten që vjen dhe ater skam ma. Edhe pak po na vjen vera:) O sa mire O sa mire. Edhe 10 ditë do iku ne Stockholm, o sa mire o sa mire. Por para se te iku kam provimim.

Ka ca kohë që nuk kam shkruar ketu, por nuk ka ndodh naj gjë e madhe. Kam hapur një chat timin. Kam shkuar ne shkolle ca ditë ne jave. Kam henger shume akullore. Kam folur me njerz. Dhe keshtu gjëra te perditshme. Nati me duket te veshem, te bej një dush dhe ti kap ato libra se ma kan pru tek hunda. Kaloshi sa ma bukur. Ju dua shume!

Pushim

Mirëdita goca dhe cuna. Si keni fjetur? Mire? Shyqyr, sepse mua spo me len familja ime me fjetur deri vone ne mengjes. (E di jam pak gjumashe)

Sot pushim prap. Nuk eshtë që dua te jem pushim sepse kur jam pushim ndihem keq, sepse me duhet me mesuar. Dhe kur jam ne shkolle, bile mundesh me i then vehten, sa erdha nga shkolla dhe jam lodhur dhe nuk mundem me lexuar per sot. Por tani duhet me lexuar ca libra që ma moren shpirtin. Ska asgjë te lezetshem ne ato libra. Ca kurse jan pak interesante por ky kurse (Organisations teorier) ështe krejt kot. Nejse. Shkolla i ka keto gjërat.
Tani per tani jam ne kervat dhe po shikoj tv. O harrove te them që sot me jan hapur sytë më engjullin tim. Që e kam shume xhan!

Ik o dimër dhe eja o pranvera e dashur!


(Në foto jam unë kur isha kyt verë në Itali (Bari))

Miredita Shokë dhe shoqë! Ckemi, Mire jeni? Tek unë atmosfera ështe perfekte.

Kam pushim dhe po shkruaj në kyt adress me musikë ne maximal. Zëri i Remizies dukë kënduar kënga dashmesh po me bën te jem ne humor. Ndoshta ngaqë me pelqejne këngdashmash shume shumë. Ose ndoshta ja kam lakmi te gjithvë që po martohen? JO se shaka. Tani per tani kam shkollën. Por një ditë me dielle ndoshta do jem dhe unë nuse:)
Shpresoj te jem një nusë e bukur dhe te kem një burrë te bukur. Zemra ime që e dua shume, do ishte ken perfekt për at punë! Apo nuk ështe elegant. Bobob si do i rrinte kostumi i zi, perfekt! Hhehe. Asapak mos ndjej presion zemer!

Sot sic thash pushim, dhe po mundohem te lexoj ca libra shkollë, Por nuk jan te lezetshmë. Me ka ik vullneti me mesuar, kohen e fundit. Tani vec dua të vinë pranvera dhe te rri në diell si në at foto. Ma e mira e mirës ishtë ken sikur unë te kisha mundesi të ikja tëk zemra ime ne verë, por si duket punë, nuk do mundem:(  Nejse. Do vjen një ditë që do kemi kohë për njeri tjeterin. Tani do iku se kam ca punë. Ju dua shume shume! Dite të mbarë te gjith!

Shopping sot.

Mbrema zonja dhe zoteri. Ckemi? Mire te gjith? Shyqyr! Dhe une mire jam sot, bile shume shume mire.
Sot u zgjova heret per me ik ne shkolle. Dhe me duket se e kam cua një engjull nga gjumi me smsin tim. ME FAL. Nuk e dija se ishte ne gjumë.

Skolla e dashur filloj ne oren 10.00 te mengjesit dhe kemi nejtur duke dëgjuar një mesusë që te ven ne gjume nja 3 orë. E keqia eshte që kishim pak pushime dhe kur u kthyme nga 15 min pushim, erdhe pak vone ngaqë ishim tuj shikuar a e kemi krye një provim ( e kishim krye provimim me sukses tek katertat) dhe kur u kthyme filloj mesusi duket berditur. Obobo hera e pare ne jeten time që me ka then një mesus pse je vone. Dhe mu duktë vetja shume keq. Kurr ma sdo iku vone en klase. Kurrë Kurrë! Mbas shkolles dolme per shopping ne gocat. Une gjeta një këmishë te bukur, një bluse verore dhe një pale kepuc per verë te bardha. Tani mundet te vi vera jam e gatshme:) Kjo ishte dita ime me pak fjalë. Tani do lexoj pak dhe do rri ne msn. Ndoshta dhe pak tv dhe ater gjumë per sonte. Neser cinema me shoqen time te dashur! Naten te gjith!

E vertet


Mjesi te gjithve! Si keni fjetur? Mire besoj. Une sot jam cua heret prap. Sa ma ka pru tek hunda kjo motra ime. Flen heret dhe cohet heret dhe me con dhe mua:(.  Ky kurse që kemi ne shkolle shkojme vec 2 dite ne jave dhe shumicen e kohes jam ne shtepi dhe me pelqen te flej deri vone, por nga motra ime e dashur nuk mundem, sepse me con ne oren 7 te mjesit dhe ater sme merr ma gjumi. PROBLEM I MADH PER MUA!


Sot skam as edhe një plan. Ketu ne Suedine e dashur po bjen shi dhe ske cka me be jashte. Që po mendoj te shkruaj pak per big brother albania 2. E pat te shtunen? Ju erdhi mire që doli Agoni? Apo pat deshire që te delte Adelajda?

Nese do kem kohe sot do shkruaj një komment se si me duken gjith banoret tek big brother albania 2, vec se skam cka me bë:P Por tani po me therret mami me henger bukë (si gjithmone). Me henger une se sa here që me thot mami tani do isha ken 100 kilo, por tani une nuk ha cdo sekond ne jeten time (ashtu si mami do donte qe te bej) dhe jam vec reth 50 kilo. Kaloshi një dite sa me te bukur dhe ju dua shume!


Pa ty nuk rrihet..


Fedhë ne zemer e dia se nuk mundem te rri pa ty, por prap mendoja se ndoshta vec ndoshta do te harroj bile ca sekonda ne jeten time. Gabim i madh sepse tani e di që nuk shkon një sekond pa te pasur ty ne mendjen time. Cka te besh nese sdon te harrosh një person që gjithmone do e kesh ne zemer, por te duhet te harrosh sepse ai te ka harruar ty? Nese dikush ka një keshille te mire, do doja shume ta di sepse une skam zgjidhje. Gjithcka që bëj me duket kot kur e di që dicka me mungon në zemer.

Për ty..

Neser do e degjoj at zë te bukur prap, dhe do me duket vetia sikur po ënderroj perseri. Do degjoj zërin tend te ëmbel që me thot ida, ti me mungon shume. Do degjojë zërin e nji engjullit që me bën zemren te madhe sa kajher me duket sikur do del nga trupi im, nga te rrahurat e forta. Neser do e ndjej se je ketu me mua. Por dhe neser do e ndjej munges ma te madhe, kur zëri jot do ik dhe akoma do mbes pa ty.


Miredita...

(Foton që po e shikoni ju pelqen apo jo?)


Tani mundem me shkruaj vetem shqip. Shqip dhe Shqip. Por per cka te shkruaj se?
Sot ne fakt jam zgjuar heret edhe pse nuk kam pasur shkolle. Ata që me njohin dhe po e lexojnë tani, jam e sigurte se nuk po me besojne, sepse mirë e din që jam shume gjumashe.

Sot isha ne qyetet per me krye ca pune, isha te Banka per me krye ca pune. Kam paguar ca kepuc ne internet dhe ca libra per shkollen. Dmth jam rritur dhe po i kryej gjërat me doren time te vogel!

Tani ështe ora vec 14:00 dhe sdi cka me bë. Hall me shkolle e hall pa shkolle. Kyt kursë që po lexoj tani ështe vec 2 here ne ditë. Dhe tani ska cka me bë njeri. Ndoshta do therras shoqen ne telefon dhe te dalim pak ne kafe. Kaloshi një ditë sa ma te bukur. Dhe mirë që vini ne adressen time ne SHQIP. Ju dua shume!


Mirë se vini ne adressen time në shqip!


Ju që me keni ndjekur adressen time orginale e keni kuptuar që kohet e fundit kam shkruar dhe në shqip, Vec per knaqësinë tuaj, dhe tani me pak veshtersie e bëra një adress në shqip nen adressen time orginale. Këtu do shkruaj VETEM SHQIP.

Om

Min profilbild

Ida

RSS 2.0