Pse e tek? Lexo dhe kupto..!

Plani per sonte ishte te shikoj tv por motra po flen gjume dhe sdua ta coj nga gjumi. Tani skam cka me bë. Po degjoj musk (me kufje) dhe po mendoja per nji njeri që gjithmone e kam ne mendjen time.
Isha pak ne msn, dhe po flisja me nji shok te vjeter, dhe me pyeti si po ec me dashurine? Mire po ec me at që kam pasur, ju pergjigja, dhe mora nji pergjigje te cuditshme, Akoma me at je ti?, tha shoku i dashur. Cka do thot kjo gjë? Mendojnë tjeret që i ndrroj cuna (ne msn dhe live) cdo jave? Edhe me i ndruar cdo jave nuk do ishte e veshtire. POR jo nuk jam ashtu. "Lidhja" (ne thojza ngaqë nuk e kisha afer) ma e gjate që kam pasur me nji njeri ne msn ështe reth 3 vite, (dhe jo nuk ështe Vini). Por edhe ai ështe nji nga ata që me ka pelqyer shume si njeri. Une mendoj se ështe ma mire te jesh me një cun që e don shume, se sa ti ndrosh cdo ditë.


Një gjë tjeter, që shume njerz me pyesin ështe kjo: Pse nuk e gjen një te dashur aty ku jeton ti dhe e ke afer? Pergjigjja: Po e vertet do ishte shume ma lehte te kesh një te dashur ketu, Por, nese e ke një te dashur ketu (shqiptar) do mendon familja se do jetojme jeten bashke dhe do hynë ne tema si fejesa e martesa, kyt gjë nuk dua une. Kjo ështe nji nga arsyjet. E dyta arsyjë ështe, që cuna shqiptare jashshtetit jan shume mendjemedhoj, dhe bëjnë sikur ata e bëjn ligjin. Kjo gjë sme pelqen as edhe pak tek nji cun. E treta arsyjë: Nuk kam kohë te kem nji te dashur ketu afer, sepse do duhet ta takoj cdo ditë dhe sdo e kem mendjen tek mesimet.
 

Te duash diken që nuk e ke afër, ështe shume e merzitshme, shume e trishtuar, shume mungesë per te, por dhe shumë dashuri. Ngaqë nuk e ke afër, te jepet chansi te folesh shume me te pa e pa, dhe ana fizike nuk te bën shume pershtypje, (Por sigurisht që duhet te duket pak a shume i bukur, ngaqë do te duhet ta shikosh kur ta takosh, dhe do zgjënjehesh nese ste pelqen anan fizike). Fakti që nuk e sheh cdo dite live ështe keq, shume keq, por I jep nji shans  personalitet te njeriut dhe nuk fokusohesh (focus) tek ana fizike. Dhe kjo gjë ështe shume positive. Por sic thash ne fillim ështe shume merzi te mos ta kesh at që e don shume afer. Ka momente që them me vehten, e sikur do ikja tek ai dhe do i trekas ne dere, dhe do jetojme bashke te lumtur ( endrra ma e bukur). Ose cka do behet, nese e thirri ne telefon dhe i them, zemer eja me merr ne ne Rinas se do kthehem pergjithmone ne vendin tim te dashur. Problemi është, që une kurr nuk kam guxim te bëj nji gjë te tillte. Mendoj shume gjëra, dhe nuk e ndjek zemren. Por ne kyt rast ështe mirë qe nuk mendoj me zemer por me kokë, sepse pa shkolle dhe pa familje do isha ken e humbur. Kurse dashuria (nese eshte dashuri e vertet) te pret dhe te kupton. Apo e kam gabim? Por sa do te pret dashuria, ajo ështe nji gjë tjeter. Di te them, që une jam nji goce me fat. Kam nji familje te mire (ska ma te mire ne fakt), me ka falur zoti pak mend ne kokë dhe shkolla ec shume mirë, DHE KAM NJË TE "DASHUR" (I DASHUR NE THOJZA NGAQË NUK JEMI AFER NJËRI TJETERIT) QË ME BËN TE LUMTUR CDO MENGJES DHE CDO SEKOND NE JETEN TIME.


Kaq ishin mendimet e mia per sot. Do mundohem te shkruaj pak ma shume se cka mendoj dhe opinionin tim per gjëra që ja vlen te thuash opinionin tënd.


(Me siguri ka shume gabime ne kyt tekstin tim, por nuk e di ta shkruaj shqipen mirë, dhe po pritoj te lexoj se cka kam shkruar, shpresoj se do kuptoni pak a shume  nga ky tekst)


Kommentarer

Kommentera inlägget här:

Namn:
Kom ihåg mig?

E-postadress: (publiceras ej)

URL/Bloggadress:

Kommentar:

Trackback
RSS 2.0